Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me 22 vjet, Shiffrin ka arritur majën e skijimit

Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, kampionia olimpike dhe e botës në skijim alpin, nuk beson se është para kohe në karrierën e saj, ani pse ajo është vetëm 22-vjeçare.

"Unë nuk besoj se kam menduar se kam ecur para kohe në karrierë", thotë Shiffrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vërtet është një lajm i keq për skitaret më të mira në botë.

Shiffrin, edhe para garave të fundit të stinorit këtë fundjavë, ka fituar titullin e përgjithshëm në Kupën e Botës në skijim alpin, që është trofeu kryesor i stinorit, një arritje e madhe për një skitare të çfarëdo moshe.

Shiffrin krijoi një epërsi të madhe në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe të premten rivalja e vetme potenciale, sllovenia Iklha Stuhec, u tërhoq nga pjesëmarrja në garën e së shtunës në sllallom, duke ia dorëzuar kështu titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës amerikanes Shiffrin. Ajo është bërë vetëm skitarja e tretë amerikane që e ka fituar titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës në skijim alpin, dhe e para që nga viti 1983 që nuk është quajtur Lindsey Vonn.

Nëse kjo nuk është mbiarritje, atëherë çfarë quhet?

Disa nga kolegët e amerikanes, të befasuar me ngritjen e saj të shpejtë në maje, po ashtu hamendësojnë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.