Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregor ulërin para duelit të madh

Conor McGregor ka lënë gojëhapur Floyd Mayweatherin, i cili kishte parashikuar se irlandezi nuk do të peshonte sa duhet para duelit shumëmilionësh.

I ashtuquajturi “The Notorious” peshoi nën limitin prej 70 kilogramë derisa Mayweather ishte më i lehtë për tre kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesha e ulët është shkaktuar nga mungesa e stërvitjeve dhe vizitave të klubeve gjatë orëve të vona. Kjo e ka kënaqur McGregorin, i cili është kthyer ka Mayweather dhe ka ulërirë.

Irlandezi e akuzoi boksierin më të mirë të gjeneratës së tij se ishte “në formën më të keqe të jetës dhe se është i frikësuar”.

Mayeather i është kundërpërgjigjur: “Mos u mërzit. Kam qenë edhe më parë kështu. Nuk do të shkojë edhe shumë larg kjo punë”.

Dueli do të zhvillohet sonte.