Conor McGregor ka çuar në një tjetër nivel aftësitë e tij për parashikimin e dueleve pak muaj para ndeshjes jetësore me Floyd Mayweatherin.
Ylli i UFC-së, i cili e quan veten Mystic Mac, është i famshëm për parashikimin e dueleve të veta dhe e ka bërë të qartë se ndeshja me amerikanin problematik do të përfundojë në favor të irlandezit.
McGregor ka porositur artistin Subset që të dekorojë njërin prej mureve të sallës së tij në Dublin me një mural në të cilin shihet ai duke e nokautuar legjendën e boksit amerikan.
Këtë mural e publikoi McGregor në Instagram, duke shkruar: “Jam një kafshë e ndytë irlandeze”.


Artikuj të ngjashëm