Kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka pohuar të ketë nënshkruar marrëveshjen për përballjen me ish-kampionin e boksit, Floyd Mayweather.
“Pjesa më e rëndësishme e kësaj kontrate historike edhe zyrtarisht është nënshkruar”, ka thënë McGregor për themaclife.com. “Urime për palët e përfshira”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se tani pret që 40-vjeçari Maywather të nënshkruajë këtë kontratë.
Nënshkrimin e kontratës e ka konfirmuar edhe presidenti i UFC-së, Dana White, i cili ka thënë se do të takohet me Mayweatherin për kontratën.
“Tani do të filloj punën me ekipin e Mayweatherit”, ka thënë ai.
“Nëse arrijmë marrëveshje me Haymon dhe Mayweather, dueli do të ndodhë”.