Conor McGregor ka arritur në Los Angeles për përgatitjet e fundit para përballjes me Floyd Mayweather, në duelin e madh që do të zhvillohet në Las Vegas.
Kampioni i peshave të lehta në UFC ka kaluar në boks vetëm që të përballet me amerikanin e pamposhtur më 26 gusht.
Në një deklaratë të shkurtër për TMZ-në, McGregor ka thënë se kundërshtari i tij është dashur të qëndrojë në pension, pasi sipas tij, humbjen veçse e ka të siguruar.
“Nuk më intereson se çfarë bën ai”, ka thënë McGregor. “Nuk më intereson. Është dashur të qëndrojë i pensionuar. Tani e ka punën pisk. Kjo është e vërteta e Zotit. Është dashur të paguajë taksat dhe të qëndrojë në pension. Dhe nuk është dashur ta thërras emrin tim”.
Artikuj të ngjashëm