CJ McCollum shënoi nga afërsia 5.9 sekonda pa përfunduar i gjithë takimi për t’i dhënë skuadrës së tij Portland Trail Blazers fitoren ndaj San Antonio Spurs, 111:110.
McCollum e përfundoi ndeshjen me 25 pikë, ndërsa Maurice Harkless dha ndihmë të madhe në triumfin e 21-të sezonal me 25 pikë gjithsej, dhe kjo ishte fitorja e pestë në shtatë ndeshje, si dhe e treta rresht në shtëpi, raporton KTV.
Ish-lojtari i Blazers, tani i San Antonios, LaMarcus Aldridge shënoi double-double me 30 pikë e 14 kërcime, kurse Manu Ginobili shtoi 26 sosh, përfshirë këtu gjashtë trepikësh, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e 14-të këtë edicion.