Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë ndërmjet Polonisë e Uellsit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Polonisë dhe Uellsit që po zhvillohet në stadiumin “Tarczynski Arena” në Wroclaw. Kjo ndeshje edhe e ka hapur edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, pasi zhvillohet në kuadër të Grupit të Ligës A, të cilin e përbëjnë edhe Holanda e Belgjika.

Gjatë 45 minutave të para, Polonia pati dominim më të madh ndaj Uellsit dhe pati disa raste shënimi, por nuk arriti ta zhbllokojë rezultatin. Te Uellsi për këtë ndeshje nuk janë aktivizuar disa prej lojtarëve kryesor, të cilët përzgjedhësi Robert Page po i ruan për ndeshjen finale të plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të luhet në Cardiff.

Uellsi do të luajë me fituesin e ndeshjes që luhet sonte ndërmjet Skocisë dhe Polonisë. Fituesi i duelit final, do të kualifikohet në Botërorin “Katari 2022” që nis në muajin nëntor.