Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Danimarkës dhe Tunizisë.
Kjo ndeshje i takon Grupit D të Kupës së Botës “Katari 2022”.
Gjatë 45 minutave të parë, nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi as nga Danimarka, e as nga Tunizia. Danezët kanë posedimin e topit, derisa Tunizia është më shumë e fokusuar në kundërsulme.