Është mbyllur në paqe derbi më i madh lokal në Superligën e Kosovës.
Drita dhe Gjilani barazuan 1 me 1 në derbin e xhiros së shtatë në Superligë.
Gjilani shënoi i pari përmes Betim Haxhimusës në minutën e 67-të, ndërsa rezultatin e barazoi Xhevdet Shabani 10 minuta më vonë.
Edhe këtë herë, tifozët Intelektualët e Dritës dhe Skifterat e Gjilanit sollën atmosferë impozante.
Drita dhe Gjilani kanë nga 11 pikë në tabelë, në pozitat 4 dhe 5. Para tyre janë Trepça ’89 dhe Prishtina me nga 12 pikë dhe lideri Llapi me 14.