Mbrojtësja e Përfaqësueses së Moldavisë, Violeta Mitul, ka vdekur në moshën 26-vjeçare pas një aksidenti tragjik.
UEFA ka njoftuar të shtunën se Mitul vdiq më herët gjatë kësaj jave, derisa ishte duke bërë ecje malore me një bashkëlojtare të klubit Einherji.
Mbrojtësja e krahut të majtë ka vdekur pasi ka rrëshqitur nga një shkëmb afër Vopnafjordurit.
Ajo debutoi në vitin 2017 për Moldavinë.
Mitul ka zhvilluar 41 paraqitje për shtetin e saj.
Mitul karrierë kishte bërë edhe te La Solana, Apulia Trani dhe ËFC Voskhod.
Ajo ka fituar Kupën e Moldavisë dhe të Rumanisë me Alga Tiraspolin dhe Vasas Feminan.
Skuadra e saj, Einherji, e ka përshkruar Mitulin si “të këndshme, energjetike dhe futbolliste shembull”.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Moldavisë ka thënë se ajo “ka qenë një prej lojtareve më të mira në skuadrën përfaqësuese”.