Mbrojtësi i Beshiktashit, Fabrice N’Sakala, është shumë më mirë, pasi kolapsoi në fushë të shtunën në ndeshjen e Superligës së Turqisë kundër Gaziantepit.
N’Sakala 31-vjeçar ra përtokë në minutën e 70-të dhe u dërgua në Spital, mirëpo shkaqet e kolapsimit të tij ende nuk janë bërë të ditura.
Beshiktashi ka njoftuar se mbrojtësi është i vetëdijshëm.
Ndeshja përfundoi pa gola.
“Reprezentuesi i Kongos është dërguar në spital menjëherë. Njoftimet fillestare tregojnë se ai është në gjendje shumë më të mirë. Beshiktashi falënderon adhuruesit e futbollit që kanë treguar shqetësim”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Artikuj të ngjashëm