Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i Atletico Madridit me koronavirus

Mbrojtësi brazilian Renan Lodi është testuar pozitiv për koronavirus, është bërë e ditur të premten pasdite.

Lodi luan për gjigantin spanjoll, Atletico Madrid, ndërsa është testuar të mërkurën kur janë testuar të gjithë lojtarët e skuadrës.

Skuadrat spanjolle këtë javë kanë testuar lojtarët dhe pjesëtarët e stafit për koronavirus, në tentim për të vazhduar kampionatin.

Barcelona të premten ka rifilluar stërvitjet, ndërsa Atletico Madridi e ka planifikuar rifillimin të shtunën.

Renan Lodi, sipas raportimeve, ka simptoma të lehta për Covid – 19, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Klubi nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë.

22-vjeçari është në izolim në shtëpi, ndërsa gjendjen e tij po e monitorojnë mjekët e klubit. Ai do t’i nënshtrohet një testimi tjetër pasi të përfundojë periudhën e izolimit.

Artikuj të ngjashëm