Superylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, është shprehur i lumtur pasi ka shënuar golin e 100-të personal në Ligue 1, në fundjavë. Arritjen e shifrës jubilare, Mbappe e ka përshkruar si “hap të ri drejt historisë”.
Mbappe shënoi golin e parë për Parisin në përballjen e kreut të tabelës ndaj Lyonit, të dielën mbrëma.
22-vjeçari gjeti rrugën drejt rrjetës edhe në pjesën e dytë, duke udhëhequr skuadrën e Mauricio Pochetinos drejt fitores 4:2. Mbappe pas ndeshjes është shprehur i uritur për të arritur gjëra edhe më të mëdha.
“Ishte një ditë e mirë për mua që të shënoj 100 gola në Ligue 1”, ka thënë Mbappe për Canal Plus.
“E dija që më duheshin edhe dy gola. Është një nivel i ri në karrierën time, një hap para drejt historisë. Rruga vetëm sa ka filluar”, ka theksuar sulmuesi francez.
Edhe
Mbappe synon shkëlqimin në ndeshjen jubilare për Francën
Mbappe ka filluar karrierën profesionale te Monaco në vitin 2015. Nuk kaloi shumë kohë para se të shënonte, pas avancimit në ekipin senior. Ai ka shënuar 27 gola në 60 ndeshje për këtë skuadër, duke përfshirë 16 në ligë që e ndihmuan Monacon që të fitojë titullin në edicionin 2016-17. Ishte edicion shpërthyes për Mbappen.
PSG-ja e mori Mbappen në “Parc des Princes” në fund të atij edicioni dhe sulmuesi i jashtëzakonshëm ka rritur lojën e tij prej atëherë. Ai ka shënuar 120 gola në 160 paraqitjet e para për klubin.
Fituesi i Kupës së Botës me dy golat ndaj Lyonit ka arritur në shifrën e 84 golave në Ligue 1 për kampionin aktual. Ai do të ketë rastin për gola të tjerë ndaj Lilles, pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare.
Spekulimet për të ardhmen e Mbappes janë rritur në muajt e fundit, ndërsa ka gjasë që ai të largohet nga Parisi në verë.
Real Madridi po ofron shumë para për reprezentuesin e Francës që ngadalë po futet në 12 muajt e fundit të kontratës. Liverpooli, po ashtu, po interesohet për sulmuesin e shpejtë.
Por, te PSG e kanë prioritet që ta mbajnë Mbappen, natyrisht me një ofertë shumë joshëse. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, duket i relaksuar për situatën. Ai synon ta përfundojë punën me Mbappen para se të hapet afati kalimtar.
Edhe
Mbappe zhvillon ndeshjen e fundit me PSG-në
“Kur e shohim paraqitjen e Kylianit dhe numrin e tij të golave, atëherë natyrisht se jemi shumë të lumtur. Ai ka arritur 100 gola dhe është vetëm 22-vjeçar. Është vërtet e jashtëzakonshme”, ka thënë Leonardo.
“Tani nuk është koha për të folur për kontratën e tij”, ka shtuar ai.