Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, vazhdon të dhurojë paraqitje të mira dhe goli i fundit që shënoi në miqësore ndaj skuadrës japoneze Urawa e konfirmon klasin e itj.
Në minutën e 35-të francezi tundi rrjetën e Urawas pas një aksioni të mrekullueshëm të PSG-së, të cilin ai vetë e nisi me një pasim mjeshtëror me takë dhe më pas e mbylli në mënyrë spektakolare.
Pas pasimit nga Bernat, Mbappe dribloi në mënyrë fenomenale kundërshtarin dhe hyri në zonën e rreptësisë, pas së cilës me mjeshtëri e futi topin brenda rrjetës.
Lëvizja që ai bëri të kujton magjitë e sulmuesit legjendar brazilian Ronaldo, i cili po ashtu dominoi me teknikë e shpejtësi.
PSG-ja fitoi 3:0 në fund.