Kylian Mbappe ka thënë se PSG-ja do të shkojë në Madrid për ta fituar edhe ndeshjen e dytë të një të tetës së finales së Championsit. Mbappe të martën mbrëma shënoi gol në minutën e 94-t për fitoren 1:0 të PSG-së.
“Si do t’i qasemi ndeshjes së kthimit? Duhet të fitojmë. Ne duhet të jemi garues. Të shkojmë atje duke thënë se kemi rezultatin, nuk është e denjë për një klub si PSG-ja. Duhet të analizojmë ndeshjen, do të jetë sfidë tjetër”, ka thënë Mbappe.
Ai ka folur edhe për golin e bukur.
“Në zonë sulmuesi gjithnjë ka kontrollin. Mbrojtësi ka lëvizur prapa, unë kam vendosur se ku dua të shkoi dhe më pas ia dola të dërgoi topin mes këmbëve të Courtois”, ka thënë superylli francez.
“Ne kemi dashur të jemi gati për ndeshje të mëdha si kjo. Ne ëndërrojmë mbrëmje si kjo. Ne kemi dashur të fitojmë, jemi shtyrë para nga tifozët”.