Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mayweather thotë se po rikthehet në ring për t’u përballur me Pacquiaon

Boskieri amerikan, Floyd Mayweather ka deklaruar se sivjet do të rikthehet në ring për t’u përballur me Manny Pacquiao, raporton Sky Sports.

Përmes një postimi në Instagram ai ka njoftuar se po rikthehet, 13 muaj pas fitores ndaj Conor McGregorit në Las Vegas, transmeton Koha.net.

“Po rikthehem për t’u përballur me Manny Pacquiaon këtë vit. Një pagesë nëntë shifrore për një ditë është rrugës”, ka shkruar boksieri amerikan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I’m coming back to fight Manny Pacquiao this year. Another 9 figure pay day on the way @mayweatherpromotions

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on