Mbrojtësi Mërgim Mavraj me skuadrën e tij Hamburg kanë pësuar disfatë nga skuadra e Koelnit, që zë vendin e fundit në Bundesligë të Gjermanisë.
Hamburgu pësoi disfatë 2:0 në shtëpi nga Koelni të shtunën në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit gjerman, shkruan “Koha Ditore”. Pas humbjes së pësuar, Hamburgu ka rënë në pozitën e parafundit me 15 pikë, tri më shumë se Koelni që mban vendin e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi përballur me situata krize edhe në të kaluarën. Nuk kam frikë. Ekipi ynë mund ta kalojë sërish këtë krizë. Mund të sfidojë të gjitha fatkeqësitë dhe mund të dalim nga kjo situatë ashtu siç kemi bërë në të kaluarën. Edhe vitin e kaluar u përballëm me një situatë të tillë. Humbëm, por pastaj fituam 3:0 në Leipzig. Ne nuk do të heqim dorë. Ne do të luftojmë dhe do të japim gjithçka për të arritur suksesin”, ka thënë Mavraj në një intervistë dhënë të dielën për “mopo.de”.
Mavraj ka pranuar se vërshëllimat e tifozëve të Hamburgut janë me vend.
“Është për keqardhje dhe e kuptojmë reagimin e tyre, por edhe ne ndjejmë keqardhje që nuk mund t'i kënaqim tifozët me paraqitje. Kjo na bën më shumë të trishtuar dhe nuk kam se çka të shtojë më shumë”, ka theksuar Mavraj.