Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marotta tregon synimin kryesor të Juventusit

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se kampioni italian synim kryesor ka Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për gazetën Il Giornale ka thënë se suksesi në Ligën e Kampionëve varet nga disa faktorë, transmeton Koha.net. Juve humbi dy finale në Ligëne Kampionëve në dy vitet e fundit.

“Liga e Kampionëve varet nga disa faktorë. U eliminuam nga Galatasaray në Stamboll për shkak të të reshurave të borës. Sidoqoftë, në vitet e fundit ekipi më i mirë ka fituar në fund. Udhëtimi im me Juventusin nuk ka përfunduar, dhe është kjo sfidë, që duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Edhe pas kësaj nuk e shoh veten në ndonjë klub tjetër”, është shprehur Marotta.

Artikuj të ngjashëm