Drejtori Gjeneral i Interit, Giuseppe Marotta ka shuar mundësitë e largimit të Luciano Spallettit.
Giuseppe Marotta, ka folur rreth situatës së Spallettit në stolin zikaltër.
Trajneri i Interit i ka lëkundur fort pozitat e tij pas rezultateve të fundit negative.
“Spalletti është i konfirmuar, nuk mund të flitet për një stol në rrezik. Në 22 vite si menaxher në Serie A nuk kam shkarkuar ndonjë trajner. Për të shkarkuar një trajner duhet të kemi kushte të veçanta dhe këtu nuk ekzistojnë. Spalletti do të jetë me ne”, ka thënë Marotta për Sportsmediaset, transmeton kp.
Më pas ai përmendi edhe disa objektiva që skuadra duhet të arrijë deri në fund të stinorit.
“Ka disa objektiva që duhet të arrihen, atëherë do t’i bëjmë vlerësimet tona. Kultura e fitores duhet të përmirësohet”, përfundoi Marotta.