Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marku fiton me nokaut në raund të parë

Boksieri shqiptar i kategorisë velter, Florian Marku, ka shënuar fitore me nokaut në raund të parë sonte në Londër kundër Muma Mweembas.

Marku e rrëzoi boksierin me rezidencë në Britani, tri herë në raundin e parë.

Për Markun është fitorja e shtatë në boksin profesionist, e pesta me nokaut. Marku 28-vjeçar po zhvillon karrierën në Britani. Mweemba ka pësuar humbjen e dytë në karrierë karshi katër fitoreve.