Marc Marquez triumfoi në Çmimin e Madh të Republikës çeke mbi pistën e Brno duke synuar të tretin sukses sezonal në MotoGP.
Spanjolli ishte më i shpejti duke kryesuar gjatë gjithë garës dhe duke lënë pas të gjithë kundërshtarët, transmeton Supersport. Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Repsol Honda, Pedrosa, në shkallën më të ulët të podiumit u rendit Vinales me Yamaha. Vetëm vendi i katërt për pilotin tjetër të Yamahas, Valentino Rossi.
Marquez vazhdon të jetë lider i botërorit me +14 pikë më shumë Maverick, +21 me Dovizioson dhe +22 me Rossin.