Nuk do të luajë gjatë në U-21 e Jablonecit sulmuesi i talentuar Leonard Maqastena.
Shpejtë pritet të luaj për ekipin e parë të skuadrës që garon në elitën e futbollit të Çekisë. Në skuadrën çeke e vlerësojnë lartë talentin që ka ish-futbollisti i Puchit të Austrisë.
Maqastena 19-vjeçar nga Podujeva skuadrës së Jablonecit i është bashkuar më 22 shkurt të këtij viti.
Ai ekipin e Puchit e la me pesë gola të shënuar në 11 paraqitje. Maqastena herë pas here ftohet të stërvitet me ekipin e parë të skuadrës dy herë fituese të Kupës dhe një herë të Superkupës së Çekisë.
Para se Maqastena të transferohej në skuadrën U-21 të Jablonecit, fitoi kontratë nga Sloven Livereci i Sllovenisë. Kontratën e kishte fituar, pasi kishte dalë i suksesshëm në prova. Por në fund Maqastena vendosi të luaj për Jablonecin.
Ai ende nuk ka vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajë. Mundësitë e hapura i ka si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.