Manchester Unitedi i Jose Mourinhos që është i pamposhtur këtë edicion në Premier League, do të përballet me testin më të vështirë deri më tash në rrugën drejt titullit.
Manchesteri të shtunën (sot) viziton stadiumin "Anfield Road" për t'u përballur me skuadrën e Liverpoolit prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së tetë kampionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManchester Unitedi aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, sa i kanë edhe fqinjët e Manchester Cityt që prijnë me golaverazh më të mirë. Deri më tani, ekipi i Mourinhos ende nuk është përballur me asnjërën prej pesë ekipeve të para të edicionit të shkuar, transmeton Koha Ditore.
Gjashtë fitore në shtatë ndeshje, 21 gola të shënuar dhe dy të pranuar, kanë ngritur pritjet në "Old Trafford", por javët në vijim ekipi i Mourinhos duhet të jep indikacione më të forta se është i gatshëm për titullin e kampionit.
Më 28 tetor, Manchester pret në shtëpi skuadrën e Tottenhamit kurse pas një jave udhëton në Londër për t'u përballur me kampionin në fuqi, Chelsean, ish-ekipin e Mourinhos.
Tekniku portugez për momentin është i fokusuar te dueli me Liverpoolin, që gjithmonë është përcjellë me atmosferë të zjarrtë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.