Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri e Chelsea kanë mundësi "të shpëtojnë" sezonin

Londër, 18 maj (Reuters) - Marrëdhënia mes Jose Mourinhos dhe Antonio Contes ka qenë e ashpër prej se trajnerët kanë marrë drejtimin e Manchester Unitedit, përkatësisht Chelseat, por cili prej tyre do të "qeshet i fundit" do të shihet të shtunën (sot) në stadiumin "Wembley" të Londrës.

Pak finale të FA Cup janë pritur me padurim sikurse finalja e këtij edicioni, pasi të dy trajnerët duan që edicionin ta mbyllin me një trofe. Si Manchester Unitedi ashtu edhe Chelsea nuk kanë fituar trofe këtë edicion. Manchester Unitedi edicionin në Premier League e ka përfunduar në pozitën e dytë, derisa Chelsea në të pestin dhe ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri. Dueli final i FA Cup, zhvillohet të shtunën (sot) prej orës 18:15, shkruan sot Koha Ditore.

Mourinho si trajneri më i suksesshëm i Chelseat, në fillim të këtij edicioni kishte akuzuar Conten për festimin e çmendur që e bënte kur ekipi i tij shënonte gol. Portugezi kishte thënë se tekniku italian po duket si palaço. Këto deklarata Mourinho i kishte thënë pas humbjes së Manchesterit nga Chelsea (4:0) në xhirot e parë të këtij edicioni. Conte ia kishte kthyer duke e quajtur Mourinhon "njeri falso" dhe trajner që shpenzon shumë e nuk bën asgjë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)