Rey Manaj është ndëshkuar me karton të verdhë te Spezia që fitoi në udhëtim ndaj Genoas me rezultatin minimal, 1:0. Ky takim u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 21-të të Serie A të Italisë.
Manaj me karton të verdhë u ndëshkua në minutën e 55-të, derisa u zëvendësua në minutën e 78-të. Valon Behrami i mungoi Genoas shkaku i lëndimit.
Spezia është ngritur në vendin e 16-të me 19 pikë, kurse Genoa në pozitë ne parafundit me 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm