Sport

Manaj shënon dy gola në barazimin e Sivassporit

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka shënuar dy gola në barazimin e Sivassporit në elitën e futbollit të Turqisë. Sivasspori të hënën në mbrëmje barazoi 2:2 në shtëpi përballë Trabzonsporit, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë. Ai në minutën e 20-të realizoi gol me kokë nga afërsia, pas tentimit të dytë. Ndërkohë, supergol realizoi në minutën e 67-të, me gjuajtje të fuqishme e të saktë. Ai ka katër gola të realizuar në edicionin aktual, ndërsa e kompletoi ndeshjen e fundit.

Enis Bardhi luajti te mysafirët nga minuta e 75-të. Sivasspori në 13 ndeshje ka 15 pikë dhe zë vendin e 12-të. Trabzonspori është në pozitën e pestë me 23 pikë, aq sa ka edhe Adana Demirspori në pozitën e katërt.