Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj prezantohet te Slaven Belupo

Sulmuesi Arb Manaj është prezantuar te skuadra elitare e Kroacisë, Slaven Belupo. Manaj me ekipin kroat ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit. Në njoftimin e klubit kroat, thuhet se Manaj mund të debutojë të dielën në ndeshjen në udhëtim kundër Osjiekut, e cila i takon xhiros së tretë.

Manaj në dy sezonet e fundit ka luajtur në Turqi, te skuadrat e kategorisë së dytë, si Ankara Keciorengucu, Bandirmaspor e Balikerspor.

Pas dy xhirove të zhvilluara këtë edicion në kampionatin e Kroacisë, Slaveni ka një fitore dhe një humbje.

Artikuj të ngjashëm