Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd përcjell talentin 15-vjeçar të Rochdales

Manchester Unitedi është duke përcjellë talentin 15-vjeçar të Rochdales, Luke Matheson, pasi ai pati një debutim përrallor.

Matheson, 15-vjeçar, u kthye në shkollë të martën për të nisur vitin e 11-të, e më pas bëri debutimin e tij për Rochdalen në mbrëmje si zëvendësues në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Buryt në kuadër të trofeut "Checkatrade".

Ai është bërë lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë për Rochdalen, por nuk përfundoi me aq, pasi tinejxheri dha një performancë që e meritoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ai u aktivizua pas vetëm 13 minutash lojë, kur një bashkëlojtar i tij u lëndua, transmeton Koha Ditore.

Kjo paraqitje impresive e Mathesonit nuk ishte befasi për trajnerin e Rochdales, Keith Hill. Ai e ka përfshirë të riun në stërvitje me skuadrën e parë dhe në skuadër të gjerë që nga mosha 14-vjeçare, ndonëse kryesisht vetëm gjatë pushimeve në shkollë.

"Luke Matheson ishte i mrekullueshëm", ka thënë Hill.

"Në pjesën e parë ai tregoi pak nga ajo që shohim në stërvitje. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë ai. Por ai ka larguar presionin e futbollit të vërtetë të burrave? Tifozët e kanë pranuar shumë mirë Luken, po ashtu edhe lojtarët. Ai ka stërvitur me skuadrën e parë, ndërsa nuk ka qenë në shkollë gjatë verës dhe jam i lumtur për të që e ka shfrytëzuar rastin. Ai ishte i jashtëzakonshëm".

Mbrojtësi i djathtë është përcjellë nga Manchester Unitedi, Evertoni dhe Chelsea që kur ka impresionuar stafin e Rochdales.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm