Odion Ighalo ka shënuar dy gola për të ndihmuar Manchester Unitedin që të fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Derby Countyt. Me fitoren e arritur të enjten mbrëma, Unitedi ka kaluar në çerekfinale të FA Cup.
Ndeshja në Derby ishte e fundit e një të tetës së finales të FA Cup. Shorti për fazën çerekfinale është tërhequr tashmë. Man Utd në çerekfinale do të luajë në udhëtim me Norwich Cityn.
Luke Shaw shënoi golin e parë për Unitedin të enjten, në minutën e 33-të. Ighalo realizoi për 2:0 në minutën e 41-të, ndërsa i njëjti futbollist vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 70-të.
Për Derby Countyn ka luajtur legjenda e Unitedit, Wayne Rooney. Ai ka tentuar dy herë nga goditjet e dënimit, por nuk mori rezultatin që ka shpresuar.
Ndeshjet çerekfinale luhen më vonë këtë muaj. Ndeshjet tjera çerekfinale janë: Sheffield United – Arsenal, Newcastle United – Manchester City, Leicester City – Chelsea.