Malta është pa gjasa për të fituar Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve. Por maltezët të martën papritur kanë “fituar” një motiv shtesë për t’i prishur punë Kosovës.
Një prej lojtarëve më të njohur të Maltës, Andre Schembri, ka njoftuar të martën që ndeshjet me Kosovën dhe me Ishujt Faroe do të jenë të fundit të tij me fanellën e përfaqësueses. Schembri 32-vjeçar luan si sulmues për Apollon Limassolin në Qipro. Është lojtari maltez që paraqitet në nivelin më të lartë. Të tjerët luajnë në kampionatin inferior të Maltës, një në kategorinë e katërt të Anglisë e një në kategorinë e tretë italiane.
Maltezët kanë premtuar të japin më të mirën për t'i bërë një përshëndetje të denjë Schembrit nga përfaqësuesja. Kjo mund të prishë punë për Kosovën që llogarit në tri pikë në ndeshjen ndaj Maltës që luhet të shtunën në Ta'Qali të Maltës. Në të njëjtin vend Malta më 20 nëntor e pret përfaqësuesen e Ishujve Faroe.
Kosova është e para në grupin 3D me 8 pikë nga katër ndeshje. Azerbajxhani është i dyti me 6 pikë, Ishujt mbajnë vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Malta është e fundit me 2 pikë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)