Pasi të premten i është nënshtruar seancës së radhës rehabilituese, Majlinda Kelmendi ka folur me optimizmin dhe vetëbesimin e madh që e ka pasur gjithnjë.
Ajo është e bindur se do të kthehet edhe më e fuqishme në arenat e xhudos, dhe se do t'i sjellë Kosovës edhe shumë medalje të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, më 15 shtator i është nënshtruar një operimi në gjurin e këmbës së majtë. Ka operuar ligamentin kryqëzor, pas lëndimit që e pësoi në kampionatin botëror muajin e kaluar.
Operimi kaloi me sukses, ndërsa në mesjavë Majlinda nisi rehabilitimin në Slloveni.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.