Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është kthyer me sukses në garat e xhudos. Ajo të hënën fitoj medaljen e bronztë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit.
Në Masters garojnë xhudistët më të mirë në secilën kategori.
Majlinda në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kg e mposhti belgen Charline Van Snick. Xhudistja pejane nuk kishte garuar nga nëntori i vitit 2019 dhe medalja nënkupton kthim të suksesshëm në tatami.
Ajo mposhti rumunen Andreea Chitu, polaken Agata Perenc dhe zviceranen Evelyne Tschopp. Në gjysmëfinale pas një lufte të fortë, pësoi nga francezja Amandine Buchard, e para në ranglistën botërore. Lufte u vendos pas 9.18 minutave dhe atë vetëm me dënime. Por Majlinda u kthye në luftë për vend të tretë duke mposhtur belgen Van Snick. Ajo realizoi hudhje për “Waza-ari”, ndërsa e dominoi luftën.
-
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv
-
Momenti i xhudos, për tri ditë barazohet rekordi i dhjetë vjetëve
-
Kuka kalon pengesën e parë në Masters
-
Medaljet në Masters, paralajmërim për një vit të jashtëzakonshëm
-
Çfarë dite për xhudon kosovare – tri medalje nga tri garuese në garën e më të mirëve