Ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka nisur karrierën si trajnere edhe në nivelin senior.
Pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Majlinda vendosi t’i jap fund karrierës si xhudiste. Menjëherë nisi punën e trajneres, në shtabin teknik të Driton Kukës.
Në fund të vitit të kaluar udhëhoqi njomakët e Ipponit në një garë për fëmijë në Slloveni. Ndërkohë të shtunën ishte në këndin e Flaka Loxhës, që u paraqit në Grand Slamin e Parisit. Flaka nisi mirë në kategorinë deri 57 kilogramë, por në kohën shtesë pësoi nga çekja Vera Zemanova.
Majlinda ishte aktive në këndin e trajneres me këshilla të vazhdueshme për Flakën. Por këtë herë nuk mjaftuan. Në Grand Slamin e Parisit, Kosova po paraqitet me katër xhudistë.
-
Suksesi i parë i madh për Majlindën si trajnere
-
EJU shkruan për rolin e ri të Majlindës
-
Majlinda debuton si trajnere, nxënësit e saj fitojnë shumë medalje në një turne në Slloveni
-
Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe
-
Nga Rio deri në Budapest – dhjetë medaljet e xhudos kosovare në Kampionate Botërore