Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maguire: Nuk ishim në formën më të mirë

Mbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, ka thënë se “Tre Luanët” nuk ishin në formën më të mirë të mundshme në ndeshjen me SHBA-në të premten në Botërorin “Katari 2022”.

Anglezët barazuan pa gola me SHBA-në. Sipas mbrojtësit të Manchester Unitedit, kombëtarja angleze tregoi më shumë respekt për kundërshtarin, se që duhej.

“Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. Është një pikë që na vë në një pozitë të mirë në grup. SHBA-ja është ekip i mirë që luan me ritëm të lartë. Ne duhej të bënim diçka më shumë dhe të ishim më të saktë në përfundimin e aksioneve. Duhet të vazhdojmë tutje dhe do të kthehemi në lojën tjetër”, ka thënë Maguire për “ITV”.

Pas dy ndeshjeve në Grupin B, Anglia ka katër pikë, ndërsa SHBA-ja dy.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Anglia përballet me Uellsin.

Artikuj të ngjashëm