Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni po e befason Cityn, gol e asist nga Fekiri

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Lyonit, me ekipin mysafir që ka krijuar epërsi prej dy golave në këtë pjesëlojë.

Golin e parë e shënoi Cornet në minutën e 26, pas asistimit të bukur nga Nabil Fekir, transmeton Koha.net.

E epërsinë e dyfishoi Fekir në minutën e 43, duke shënuar një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë. E për të asistoi Depay.