Mbrojtësi i krahut të djathtë, japonezi Daiki Hashioka i është bashkuar të martën skuadrës së Premier Leagues, Luton. Ai kaloi testet mjekësore të martën, ndërsa klubit anglez iu bashkua nga skuadra belge Sint-Truiden.
24-vjeçari tha se ëndrra për t’u paraqitur në Premier League i është bërë realitet.
“Është fizikisht dhe teknikisht një ligë e madhe. Kam shënuar vetëm dy gola këtë sezon, por dua të shënoj më shumë. Mezi pres të paraqitem për Lutonin”, ka thënë japonezi.
Ai më herët ka luajtur për Urawa Redsin e Japonisë. Për Japoninë ka shtatë paraqitje.
Artikuj të ngjashëm