Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, ka folur për aftësitë e tij sulmuese.
Belgu beson se forca që posedon i ka ndihmuar të jetë më produktiv para golit.
“Forca ime më e madhe është se jam i rrezikshëm kur jam përballë objektivit, sepse kjo është kur unë rrallë bëj zgjedhje të gabuara.
Unë mund të bëj pak nga gjithçka dhe në disa ndeshje kur e di se ka shumë hapësirë prapa mbrojtjes, unë luaj ndryshe”, deklaroi Lukaku.
Sulmuesi 28-vjeçar këtë edicion me Chelsean në nëntë ndeshje ka shënuar katër gola.