Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luka Modriqi lojtari i vitit nga UEFA

Mesfushori kroat Luka Modriq është shpallur futbollisti i vitit sot nga UEFA për sezonin 2017/18.

Në garë për lojtarin më të mirë ai e mposhti ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, si dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, transmeton Koha.net.

Ai është zgjedhur më i miri nga votat e 80 trajnerëve dhe 55 gazetarëve sportivë.

Mesfushori kroat është shprehur se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë çmim, ndërsa falënderoi babanë e tij që i ka “qëndruar gjithmonë afër gjatë karrierës”.

Ai sot gjithashtu ka rrëmbyer çmimin e mesfushorit më të mirë për sezonin që lamë pas në Ligën e Kampionëve.