Douglas Luiz shënoi dy gola në fitoren e Aston Villas përballë Nottingham Forestit në “Villa Park”. Aston Villa fitoi me rezultatin 4:2 të shtunën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Leagues.
Ollie Watkins në minutën e katërt dhe Luiz minutat 29 dhe 39, shënuan për 3:0. Për Watkinsin ishte goli i 14-të në elitën angleze në edicionin aktual. Moussa Niakhate në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë e ngushtoi epërsinë në 3:1. Morgan Gibbs-White realizoi tjetër gol për mysafirët tre minuta pas pushimit, për 3:2. Por në minutën e 61-të, Leon Bailey, realizoi tjetër gol për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAston Villa zë pozitën e katërt në Premier League me 52 pikë.
Nottingham Foresti është i 16-ti me 24 pikë.