Ishte një moment paqësor për Chalermpol Sawadsukun, që ka pasur shumë pak momente paqësore gjatë jetës së tij të përfshirë nga dhuna dhe krimi.
E dashura e tij, Saranya Meesuk, u mbështet te gjoksi i tij në të cilën ka tatuazh, pas një dite të gjatë me stërvitje të Muay Thait (taj boksit) dhe Sawadsuk nisi të reflektonte, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"A ke mundur të paramendosh që një person aq i keq si unë do të ketë mundësinë për të pasur një familje të këndshme një ditë", pyeti Sawadsuk 30-vjeçar në gjuhën e tij tajlandeze. "Mendoj se dashuria është rehabilitim. Unë zgjohem dhe gjej vaktin e mëngjesit duke më pritur. Por, më tepër pyes veten se çfarë lloj femre do të binte në dashuri me një njeri si unë".
Në jetën e tij të kaluar, ai ka siguruar jetesën duke lënduar njerëzit.
Kur ishte 18-vjeçar, Sawadsuk thotë se ishte bërë ekzekutues për një nga grupet e krimit të organizuar në Bangkok, ku mblidhte paratë, udhëhiqte rrjet të drogës dhe vriste ata që merrte urdhër se duhej të vriten...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.