Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Eintracht Frankfurtin.
Lozano asistoi në golin e parë në fitoren 2:0.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar pasimet e Lozanos dhe tejkalimet që ai ua ka bërë mbrojtësve të Frankfurtit.
“Shpejtësia dhe agresiviteti i tij ishin vendimtare”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.