Dejan Lovren mund të jetë në telashe të mëdha, madje ta rrezikojë edhe të ardhmen e tij te Liverpooli.
Kjo për shkak se ai ka konfirmuar se është i lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit në Premier Ligë, transmeton Koha.net.
Mbrojtësi kroat ka konfirmuar se po ndjen dhimbje të mëdha në stomak dhe s’mund të bëjë asnjë aktivitet të vetëm fizik, madje as të vozisë.
Mediat britanike raportojnë se ai madje as nuk i ka treguar klubit për gjendjen e tij, në mënyrë që t’i hapte rrugën për ndonjë përforcim të mundshëm në repartin defansiv.
Liverpooli raportohet se është shumë i zemëruar dhe ka gjasa të mëdha që Jurgen Klopp të jetë jashtëzakonisht i frustruar me veprimin e kroatit.
“S’mund të stërvitja fare për shkak të problemit me muskujt e barkut. Po vuaj shumë nga dhimbjet dhe do të takohem me një specialist në Holandë. Sigurisht se Liverpooli nuk është i lumtur, s’kam stërvitur që nga rikthimi prej pushimit. S’mundem, Shpresoja se do të më kalonte gjatë pushimeve por nuk ndodhi”, ka deklaruar Lovren.
Edhe
Lovreni i lumtur te Liverpooli
E për këtë veprim të Lovrenit pakënaqësi të mëdha ka pasur edhe në mesin e fansave të Liverpoolit, që thonë se ai do të duhej t’i tregonte klubit më herët, ndërsa besojnë se këtë e ka bërë për shkak se kishte frikë se mos zëvendësohej.
Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar Lovren ia kishte bërë të ditur klubit këtë lajm.