Lorik Emini ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen ndaj San Marinos.
Futbollisti kosovar tha se debutimi me “Dardanët” është një ëndërr e realizuar.
“Jam shumë i lumtur shumë i kënaqur. Nga fillimi ekipi më ka përkrah dhe më kanë ndihmuar. Besoj që kam zhvilluar një ndeshje të mirë dhe do të shohim në vazhdim sesi do të shkoj. Kemi qenë një nivel më i lart se kundërshtari ynë. Kemi një skuadër shumë cilësore dhe këtë e kemi treguar në këtë ndeshje. Ne që jemi lindur në Zvicër po është më e vështirë zgjedhja mirëpo unë kam dashur të luaj për Kosovën ëndrra ime u bë realitet”, deklaroi Emini.