Xhudistja Loriana Kuka është bartësja e pestë në kategorinë deri 78 kilogramë në garën Grand Prix që prej të premtes mbahet në Marrakech të Marokut.
Para Lorianës janë dy gjermane, një holandeze e një austriake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLoriana Kuka në rrethin e parë është e lirë, ndërsa në të dytin e pret fituesen e duelit në mes të Sarra Mzougui të Tunizisë dhe Shokhista Anarova të Uzbekistanit.
Kuka është e vetmja që do ta përfaqësojë Kosovën në Marrakech.
Ajo së bashku me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin e Akil Gjakovën po marshon drejt normës për "Tokio 2020".
Loriana 21-vjeçare në Grand Prix të Tel Avivit ishte renditur e dyta, në janar të këtij viti. Vjet ka pasur suksese të mëdha. Loriana në Marrakech garon të dielën.