Ademola Lookman është vetëm futbollisti i dytë që shënon “hat-trick” në një finale të ndonjë gare evropiane për ndonjë skuadër italiane.
Pierino Prati në Milan kundër Ajaxit e kishte arritur këtë sukses në vitin 1969 në Kupën Evropiane.
Kështu shkruhet në llogarinë “OptaPaolo” në platformën “X”, që është faqe që merret me statistika të lojtarëve.
Sulmuesi nigerian, 26-vjeçari Lookman, shënoi tre herë ndaj Leverkusenit në finalen e Ligës së Evropës që po luhet në Dublin të Republikës së Irlandës.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajneri i Atalantas thotë që Lookman nuk është dashur ta gjuante penalltinë
-
Lookman: Një prej netëve më të mira në jetë
-
Serisë së mahnitshme të Leverkusenit i vie fundi, Atalanta fiton Ligën e Evropës
-
Pas Lookmanit, Atletico prezanton edhe Vargasin
-
Zyrtarizohet kalimi i Lookmanit tek Atletico Madrid