Lojtarët e Real Madridit në krye me trajnerin e skuadrës së tyre, Carlo Ancelotti, e kanë vizituar stadiumin “Bernabeu” që aktualisht është duke u rinovuar.
Në vizitën e së enjtes ishte edhe një pjesë tjetër e stafit të trajnerëve.
Ata së bashku panë nga afër punimet që po bëhen në stadium.
Të gjithëve u janë treguar një numër i madh i videove që tregojnë për punën që po bëhet në stadium, në projektin e Enrique Perezit.
Puna e rinovimit të shtëpisë së Realit që prej vitit 1947 ka nisur në vitin 2019, derisa pritet të përfundojë në fund të vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm