Ekipi i acaruar i Juventusit ishte gati që ta shfaqte frustrimin në lojtarët e Real Madridit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Goal.com raporton se disa prej lojtarëve të dy ekipeve janë përfshirë në një zënkë në tunel pas përfundimit dramatik të takimit.
Gjithçka nisi me Giorgio Chiellinin i cili në tunel tha se lojtarët e Realit kanë blerë gjyqtarin, ndërsa bashkëlojtarët e tij vrapuan për t’u konfrontuar me lojtarët e Realit.
“Lojtarët e Juventusit ishin të nervozuar dhe tentuan që lojtarët e Realit të paguajnë për këtë”, ka thënë një burim për Goal.com.
Sergio Ramos, i cili ishte i suspenduar për ndeshjen e mbrëmshme, ishte në tunel pas përplasjes dhe ndihmoi që të qetësohen lojtarët.
-
Ronaldo i shpëtoi lëndimit nga tifozi që u hodh drejt tij
-
Mourinho humb kontrollin, i zë “pritë” gjyqtarit në parking dhe e shan
-
Ronaldo la stadiumin e Juventusit para se të mbyllej ndeshja me Milanin
-
Buffon po hetohet për komentet fyese ndaj arbitrit Oliver
-
Ramos rrezikon suspendimin për gjysmëfinale