Lojtarët dhe stafi i FC Drita kanë rezultuar negativë për koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi përmes faqes të tyre zyrtare në Facebook.
FC Drita tutje ka njoftuar se pas daljes së rezultateve, seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar.
Gjatë ditës për rezultat të njëjtë ka njoftuar edhe ekipi i KF Trepça’89.
Ekipi ka shkruar në Facebook se lojtarët dhe stafi i klubit janë testuar të shtunën në stadiumin “Riza Lushta”.
“Klubi jonë sot mori lajmin e mirë sepse sot dolën testet për Covid 19, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit. Ju urojmë të gjithë klubeve dhe sportistëve të kalojnë testet ndaj virusit Covid 19”, thuhet në njoftim.
-
Gjithë ekipi i Dritës rezulton negativ në testet për koronavirus
-
Lojtarët e FC Drita rezultojnë negativë me koronavirus
-
Gërbeshi dhe Shabani dalin negativë në testin për koronavirus
-
Një pjesë e ekipit të Dritës del negativ në testin për koronavirus
-
Para ndeshjes me Legian, te Drita të gjithë dalin negativë në testin për COVID-19