Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e cilit klub kanë shënuar më së shumti në finale të Botërorit

Lojtarët e Interit janë ata të cilët kanë shënuar më së shumti gola në finale të Botëroreve.

Pas tyre renditen futbollistët e Juventusit, ndërsa lojtarët e Bolognas kanë shënuar gola po aq sa ata të Real Madridit, dhe një më shumë se ata të Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Të paktën një lojtar i Interit ka qenë i pranishëm në çdo finale të Botërorit që prej vitit 1982.

Tetë lojtarë të Interit sipas “Sky Sport Italias” e kanë gjetur rrugën e golit në finale të Kupës së Botës. Ky rekord mund të përmirësohet nëse realizon Lautaro Martinez kundër Francës të dielën.