Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios përballen me “probleme të vërteta” për të organizuar ngjarjen vitin e ardhshëm, pasi virusi vazhdon të shpërndahet. Kështu ka thënë figura e rëndësishme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.
Coates udhëheq Komitetin Olimpik të Australisë, ndërsa është edhe udhëheqës i inspektoratit të IOC-së për Lojërat e Tokios. Sipas tij organizatorët duhet të supozojnë që nuk do të ketë vaksinë për COVID-19, apo të paktën jo në sasi të mjaftueshme, në kohë për ngjarjen e madhe.
“Ne kemi probleme reale, pasi ne do të kemi sportistë nga 206 vende të ndryshme”, ka thënë Coates për mediat australiane.
“Dje ishin 10 mijë raste në Brazil. Pak vende janë në gjendje të përballen me këtë si Australia. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se Lojërat mund të organizohen vetëm në vitin 2021. Nuk mund t’i shtyjmë sërish dhe duhet të supozojmë se nuk do të ketë një vaksinë, apo që nëse ekziston një vaksinë, nuk do të jetë e mjaftueshme për t’u shpërndarë në të gjithë botën”.
Në mars IOC-ja dhe qeveria japoneze morën vendimin për të shtyrë Lojërat që është dashur të mbahen në korrik e gusht. Lojërat Olimpike janë shtyrë për një vit.
Edhe
Lojërat Olimpike do të mbahen përkundër rritjes së rasteve me COVID-19
Nëse deri në tetor ka shenja se virusi nuk po shpërndahet si tani, organizatorët do të nisin përgatitjet për ngjarjen.
“A do ta izolojmë fshatin olimpik? A duhet që të gjithë sportistët që shkojnë në Japoni të izolohen? A do të kemi tifozë në arena? A do t’i ndajmë sportistët nga zonat mikse kur mediat të jenë aty? Ka shumë skenarë që duhet të shqyrtohen duke filluar këtë vit, me idenë që ngjarja do të mbahet vitin tjetër. Por do të jetë ngjarje krejt tjetër prej asaj që jemi mësuar ta kemi”.
-
Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID”
-
Japonezët shpresojnë se vaksina për COVID-19 do të zbulohet me kohë për Lojërat Olimpike
-
Bach e pranon se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të anulohen nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm
-
Lojërat e Tokios mund të jenë më të mirat në histori